Koalicioni i PD, 85 mijë vota para PS

May 13, 2011 | 9:24

Koalicioni i djathtë “Aleanca për qytetarin”, vazhdon të thellojë avantazhin ndaj koalicionit opozitar. Mbrëmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike votat e marra nga partitë përbërëse të koalicioneve për këshillat bashkiakë.Nga shumatorja e votave, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, “Aleanca për qytetarin”, ka marrë 726 471 vota, kundrejt koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste, “Aleanca për qytetarin”, i cili ka marrë 641 215 vota. Diferenca mes dy koalicioneve vazhdon të rritet nga një ditë më parë, duke e çuar atë në 85 mijë vota më shumë për koalicionin e djathtë.
Një ditë më parë, diferenca mes tyre ishte 46 mijë vota në favor të koalicionit të djathtë. Partitë politike pjesëmarrëse jashtë dy koalicioneve të mëdha, gjithsej tetë parti, ndër të tjera dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, kanë marrë 32 mijë vota për këshillat e bashkive dhe komunave në shkallë vendi. Por, bien në sy votat që dy partitë e mëdha kanë marrë në shkallë vendi. Partia Socialiste ka marrë më shumë vota se Partia Demokratike. Socialistët kanë marrë 389 690 vota, ndërsa demokratët 297 706, me një diferencë prej 92 mijë votash. Por ajo që ndikon në numrin më të madh të mbështetësve të koalicionit të djathtë duket se është identiteti i partive përbërëse të tij, krahasuar me partitë e koalicionit të majtë. Edhe pse Partia Socialiste ka grumbulluar në koalicionin e saj 24 parti nga 22 që ka koalicioni i djathtë, kjo nuk e ka ndihmuar atë të ketë epërsi në votën popullore ndaj së djathtës. Edhe pse u mundua të krijojë një koalicion të gjerë, Partia socialiste nuk ka arritur të marrë votë plebishitare ndaj koalicionit qeverisës, edhe pse e gjithë fushata u konceptua si një fushatë politike kundër qeverisë, dhe jo si alternativë në qeverisjen vendore. Ajo që bie në sy në votat e marra nga partitë e dy koalicioneve janë numri i madh i votave të marra nga LSI, apo PDIU, të cilat kanë marrë më shumë vota se partitë më të vjetra të politikës shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në shkallë kombëtare 104 367 vota, e ndjekur nga Partia Republikane Shqiptare, me 65 562, e më pas nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 58 127 vota. Edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ka siguruar një numër jo të vogël votash, 32 780. Ndërsa në koalicionin e majtë, të kryesuar nga Partia Socialiste, partitë tradicionale të këtij koalicioni kanë mundur të marrin një numër jo të vogël votash, por më pak se ato të koalicionit të djathtë. Partia Demokracia Sociale ka marrë 47 884 vota, Partia Demokristiane ka marrë 42 763 vota, Partia Socialdemokrate 39 379 vota, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 37 887 dhe Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka marrë 20 883 vota.

726 471 vota
Ka marrë koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, “Aleanca për qytetarin”, duke e thelluar diferencën me koalicionin opozitar me 85 mijë vota

641 215 vota
Ka marrë koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, “Aleanca për të ardhmen”. Ky koalicion, i cili përbëhet nga 24 parti politike të spektrave të ndryshëm, nuk ka arritur të grumbullojë votën popullore

Koalicionet Zgjedhore

ALEANCA PER QYTETARIN
1. Aleanca Demokratike             28847
2. Aleanca Europiane Ekologjike         4445
3. Bashkimi Liberal Demokrat         23786
4. Lëvizja Socialiste për Integrim         104367
5. Lidhja Demokristiane Shqiptare         17850
6. Partia Agrare Ambientaliste         26712
7. Partia Aleanca Demokristiane         5538
8. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian 2504
9. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 2662
10. Partia Aleanca Popullore         2414
11. Partia Balli Kombëtar             18513
12. Partia Balli Kombëtar Demokrat         14305
13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar     5943
14. Partia Demokracia e Re Europiane     4753
15. Partia Demokratike             297.706
16. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet     58.127
17. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re     3186
18. Partia Konservatore             2797
19. Partia Lëvizja e Legalitetit         32780
20. Partia Ora e Shqipërisë             2771
21. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar     868
22. Partia Republikane Shqiptare         65.562

ALEANCA PER TE ARDHMEN
1. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare     8327
2. Partia Ardhmëria Shqiptare         2333
3. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar 437
4. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar     3946
5. Partia Demokracia Sociale         47884
6. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 69
7. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë 1545
8. Partia Demokristiane e Shqipërisë     42763
9. Partia e Gjelbër             7490
10. Partia e Pajtimit Kombëtar         785
11. Partia e Punës e Riorganizuar         3497
12. Partia e Unitetit Kombëtar         3891
13. Partia G99                 13702
14. Partia Ligj dhe Drejtësi             6570
15. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 846
16. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve 382
17. Partia Reformatore Demokratike     1344
18. Partia Rruga e Lirisë             1426
19. Partia Socialdemokrate         39.379
20. Partia Socialiste e Moderuar         5459
21. Partia Socialiste e Shqipërisë         389.690
22. Partia Socialiste e Vërtetë 91         20883
23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë     680
24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 37.887

 

ARISTIR LUMEZI

© Panorama.al

Te lidhura