Koalicioni ‘BF’ denoncon Dallëndyshe Bicin në SPAK: Po shpërndan legalizime në këmbim të votës

May 13, 2023 | 23:14

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në një deklaratë për mediat bën me dije se këtë të shtunë ka kallëzuar penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Dallëndyshe Bici.

Dallendyshe-Bici

Në denoncimin e tyre theksohet se Bici po shpërndan për qytetarë legalizime në këmbim të votës dhe së kjo e fundit është përfshirë në një skandal një ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

“BF” thekson se në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.

Deklarata e plotë:

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës. Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi. Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore. Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

 

© Panorama.al

Te lidhura