KLSH, 1.6 miliardë lekë dëm buxhetit gjatë 2010-s

Mar 21, 2011 | 11:02

TIRANË- Plot 1.6 miliadrë lekë është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë vitit të shkuar. Shifra është deklaruar sot nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Ceku, gjatë mbledhjes së komisonit të Ekonomisë, ku ka prezantuar raportin e KLSH-së për vitin që kemi lënë tashmë pas.

Sipas raportit të lexuar nga Ceku përpara deputetëve te pranishem ne Komision, dëmi është shkaktuar kryesisht nga tatimet, doganat, prokurimet dhe shpenzimet e tjera operative.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që në fillim zhdëmtimin e shumës me të cilën është dëmtuar buxheti i shtetit”- ka deklaruar Ceku, duke shtuar se megjithëkëtë,  objektivat e vitit 2010 janë realizuar.

© Panorama.al

Te lidhura