Klop dorëzohet: Borusia nuk është për titull

Sep 22, 2011 | 11:49

Borusia Dortmund ka humbur shkëlqimin e saj në sezonin e ri. Shtatë herë kampionët e Gjermanisë kanë pasur probleme të theksuara në start të kampionit, ku kanë pësuar dy humbje, të cilat kanë bërë që ta renditin në vend të 11-të. Me këtë realitet është pajtuar edhe trajneri, Jurgen Klop. “Problemi është se ne duhet të krahasohemi gjithnjë me paraqitjen tonë më të mirë të sezonit të kaluar. Erdhi koha që të dalim nga kjo situatë. Nuk besoj që më shumë se 10 për qind e tifozëve në stadium besojnë te titulli kampion”, përfundoi Klop.

© Panorama.al

Te lidhura