Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjedhje e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho u bë në përputhje me Kushtetutën.
Por Berisha kritikoi trupën e KLP si mizogenike, pasi të vetmes kandidate femër për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu nuk i dhanë asnjë votë.
“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo.
I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.
Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.
Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta.
Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë”, tha Berisha.
I pyetur për nje koment ne lidhje me urimin qe kryeministri Rama i bëri Klodian Brahos, Berisha tha: “Lexo pak si e lexoi, mëshirë mëshirë mëshirë…”.
© Panorama.al










