Klinton, Jahjagës: SHBA, mbështetje Kosovës

Dec 15, 2011 | 9:23

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nënshkruan në Departamentin e Shtetit një marrëveshje për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, bën të ditur VOA.

Në komentet e saj, pasi foli për rëndësinë e marrëveshjes, Klinton përsëriti mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Presidenti Obama dhe unë, tha ajo, jemi të përkushtuar për të garantuar se e ardhmja që Kosova po përpiqet të ndërtojë do të ketë rëndësi të madhe në radhë të parë për popullin e Kosovës por dhe për të gjithë rajonin.

Ajo tha se shpreson që vendimi i javës së kaluar i Bashkimit Evropian të hapë rrugën për integrimin e Kosovës në BE.

Nga ana  e saj, presidentja Jahjaga e quajti marrëveshjen e nënshkruar në Departamentin e Shtetit një akt të fuqishëm simbolik që flet për marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes,  sekretarja Klinton komentoi edhe për gjendjen në veriun e Kosovës. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë konsultuar me Kombet e Bashkuara dhe me të tjerë të cilët nuk kanë raportuar për ndonjë krizë humanitare në rajon.

SHBA, tha Klinton, do t’u bënin thirrje banorëve të Kosovës, veçanërisht në veri që të punojnë së bashku.

© Panorama.al

Te lidhura