Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, shkroi një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në mesazhin e saj Hilari Klinton kërkon që udhëheqësit shqiptarë të forcojnë respektimin e ligjit. “Ne e mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për t’i lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Europian. Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxitim udhëheqjen politike të Shqipërisë, si në qeveri, ashtu dhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës dhe të respektojnë e të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë që populli shqiptar do dhe meriton. I uroj popullit të Shqipërisë më të mirat teksa vazhdojmë të punojmë së bashku, edhe përtej njëzet viteve të ardhshme”, thuhet në mesazhin e Hilari Klintonit.











