DURRES- Kritika të ashpra gjykatësve dhe apel për integritet e zbatim korrekt të ligjit. Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër gjykatësit, gjatë analizës së punës së Gjykatës së Durrësit për vitin 2010.
“Drejtësia nuk duhet të ekzistojë vetëm në gjykatat e ulëta. Duhet të funksionojë drejtësia e cila kalon në disa shkallë, polici, prokurori dhe gjykatë”, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij para gjykaësve.
Ai ka kërkuar zbatim me korrektësi e rigorozitet te ligjit, nderkohe qe duke u ndalur në çeshtjen e shumedebatuar të heqjes së imunitetit të gjyqtarëve, Spahiu ka theksuar se “duhet integritet dhe jo imunitet”.











