Katër shtetas shqiptarë, që kishin hyrë klandestinë në Greqi janë ndaluar nga policia greke në Kalpaqi rreth 10 km në brendësi të kufirit grek.
Sipas burimeve zyrtare policore, të katër shtetasit shqiptarë ishin në një automjet që qarkullonte nga Kakavija në drejtimin jugor të Janinës dhe më pas në drejtim të Artës dhe Athinës.
Mjeti me targa greke, drejtohej nga një shtetas grek 59 vjecar me emrin Haralambos Diakos, i cili shoqëronte një shqiptar 34 vjecar nga Fieri me emrin Florian Bajaj.
Ky i fundit, mësohet se i kishte siguruar katër klandestinët shqiptarë në Fier dhe i kishte sjellë fillimisht në Gjirokastër nga ku më pas ishin përgatitur për të kaluar ilegalisht drejt shtetit fqinj.
Klandestinët kishin një moshë nga 24-28 vjec dhe që të gjithë nuk ishin të pajisur me pasaportë apo dokument tjetër identifikimi, priten të ndëshkohen, me ndalim të hyrjes në Greqi për të paktën pesë vjet. Piro Nase
© Panorama.al











