Kisha Katolike lumturon Papa Gjon Palin e Dytë

May 1, 2011 | 11:29

Papa Benedikti XVI, shpalli sot lumturimin e Karol Wojtylas, Papa Gjon Pali I Dytë.

Kisha Katolike lumturoi sot në Romë Papa Gjon Palin e Dytë. Gjatë 26 vjetëve si kreu i Kishës Katolike, Papa Gjon Palit të Dytë i jepet merita se ndihmoi në rrëzimin e komunizmit, aktivizimin e të rinjve katolikë dhe shtimin e pranisë së kishës në vendet në zhvillim.

Grumbulli i miliona njerzëve të mbledhur në shesh thërriste: Shenjtërim të menjëhershëm!

Papa Gjon Pali lumturohet vetëm 6 vjet e 29 ditë pas vdekjes, edhe më shpejt se sa lumturimi i shenjtores, Nënë Tereza.

Papa i lindur në Poloni bëri 104 udhëtime nëpër botë, më shumë se çdo Papë tjetër në histori. Ai gjithashtu fali personin që u përpoq ta vriste atë në vitin 1981.

Kundërshtarët e lumturimit besojnë se Papa mund të ketë luajtur rol në mbulimin e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. Kritikë të tjerë mendojnë se ai ishte tepër pozitiv ndaj zakoneve indigjene.

Në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë marrin pjesë dhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Nga Kosova, merr pjesë kryeministri Hashim Thaçi.

© Panorama.al

Te lidhura