TIRANË- Bashkëpunim, angazhim për shërbime më të mira për qytetarët dhe promotorë për integrimin e vendit në BE ka premtuar kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë takimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale me drejtuesit e rinj vendorë.
Sipas Bashës, mandati zgjedhor i drejtuesve të rinj do të jetë një kontribut thelbësor për shërbime më të mira për qytetarët, konsolidimin e demokracisë, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje, për integrimin e plotë në BE.
“Po përpiqemi të kthejmë vëmendjen e administratave ndaj qytetarëve, problematikës dhe interesave të tyre. Ne jëmi të qartë e të vendosur që t’i mbajmë administratat sa më larg vorbullave politike, por të krijojmë sinergjinë maksimale me faktorët politikë në këshillat tanë e më gjerë”- tha Basha.
Ai premtoi angazhim për koordinim të përbashkët më më shumë autoritet fiskal e administrativ, shpejtësi në plotësimin e kërkesave të qytetarëve dhe për këtë do mirëpriten deklarimet e qeverisë për bashkëpunim me të zgjedhur vendorë.
Tema e seminarit te sotem, organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore eshte “Forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve lokalë të zgjedhur në Shqipëri”
Ai synon ndërtimin e një dialogu pozitiv ndërmjet përfaqësuesve lokale dhe roli i tyre kyç si pjesë e një sistem demokratik, pluralist dhe politik.
Seminari mbeshtetet nga Zyra Zvicerane të Bashkëpunimit në Shqipëri dhe Pranisë së OSBE-së në vend. Kryebashkiakë Evropian, anëtarë të Kongresit dhe Kryetarë të Shoqatave Kombëtare të NALAS-it i janë bashkuar seminarit për të kontribuar në debat dhe për të ndërtuar një klimë besimi në interes të qeverisjes së mirë dhe për përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.
© Panorama.al











