Khloe Kardashian ka folur hapur për jetën e saj personale dhe abstinencën e saj trevjeçare nga seksi, duke thënë se aktualisht nuk po del me asnjë mashkull.

Ylli i reality show-t foli hapur për jetën e saj dashurore në episodin e parë të sezonit të shtatë të “The Kardashians”.
Gjatë bisedës së saj me Simon Hack, krijuesin e markës Lemme të Kourtney Kardashian, ajo pranoi “s’kam bërë seks për më shumë se tre vjet”.
Ai nuk e fshehu habinë e tij dhe e pyeti nëse po dilte me dikë: “Jo“, u përgjigj ajo.
“Unë nuk shkruaj mesazhe me askënd. Nuk kam as numrin e askujt në telefonin tim“, dhe më pas shtoi: “Nuk kam asnjë foto nudo në telefonin tim.”
© Panorama.al











