KFOR “kapërcen” serbët, kalon në pikën kufitare në Jarinë

Nov 8, 2011 | 11:07

Autokolona e automjeteve të KFOR-it dhe një autokran–vinç dje kanë depërtuar nëpër pjesën veriore të Mitrovicës, pranë barrikadave dhe kapërcyen barrikadën nëpër Zveçan, duke u nisur më pas drejt pikëkalimit kufitar me Serbinë, në Jarinë. Sipas mediave serbe, në autokolonën e automjeteve të KFOR-it, përveç kamionit vinç, janë edhe dy automjete “Hamer” dhe një “Pikap” që shoqëroheshin nga një automjet i Policisë së Kosovës me drita alarmi. Në mëngjes, serbët e kishin penguar kalimin e tyre. Ushtarët amerikanë ishin duke udhëtuar nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare G1, në Jarinë, kur në dalje të Zveçanit janë bllokuar nga grupe serbësh mëngjesin e djeshëm. Konvoji i NATO-s është kthyer për në Jug, pas bisedimeve mes përfaqësuesve të serbëve dhe KFOR-it, të cilat kanë zgjatur rreth gjysmë ore.

© Panorama.al

Te lidhura