“Këtë e ka deputeti i PD”- Bisedat mes Ballukut dhe Berberit për firmat konsulente! Ministrja ultimatum vartësit: Mos ta shoh të marrë punë tjetër në Republikën e Shqipërisë

Nov 23, 2025 | 16:33

Zbardhen mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj, ish kreun e ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.

balluku berberi

Nga të dhënat e siguruara nga SPAK të nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.

Në dosje penale të hetuar nga SPAK thuhet se Belinda Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.”

Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”

LEXO EDHE:  “Të plasi trapi! Bëhu gati për Unazën”- Zbardhen SMS-të që Balluku i dërgon Evis Berberit për tenderin! Ministrja: Ikni shijoni fundjavën! Ke një plehrë aty që flet…

Pjese e dosjes

Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.

Në orën 12:44. Evis Berberi: “?”.

Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korah alikon. Jane supervizor tek porto romano”.

Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.

Në orën 12:45. Belinda Balluku: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.

Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.

Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.

Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehete”.

LEXO EDHE:  Balluku kërkon ‘spiunin’ që nxori listën e fituesve të Unazës së Madhe, urdhëron Berberin: Gjeje kush?! Ke një Miranda tek prokurimet! Kreu i ARRSH mohon rrjedhjen e informacionit

© Panorama.al

Te lidhura