TIRANE- Këshilltarët socialiste ne Bashkine e Tiranes, duke pershendetur nisjen e hetimeve nga Prokuroria për abuzimet në projektin e sheshit “Skënderbej”, kane uruar qe nisma te mos perfundoje në një bllof juridik.
Ne nje deklarate per mediat, ne emer te keshilltareve, Aldrin Dalipi ka vleresuar nisjen e hetimeve. “Përshëndesim çdo iniciativë ligjore, çdo hetim, të bazuar në një kallëzim të ligjshëm nga Prokuroria. Duke shpresuar se kjo proçedurë e nisur në emër të transparencës nuk do të jetë një bllof juridik, si skandali i abuzimit më të madh financiar në historinë e këtij vendi, të rrugës që e njollosën me korrupsionin qeveritar”- tha ai.
Sipas tij, prokuroria duhet te dije se veprimi i kundërligjshëm me sheshin “Skëndërbej”nuk është vetëm dëm financiar, por edhe shpërdorimi i detyrës përmes kapërcimit të ligjit dhe të proçedurave të parashikuara në ligj.
Ai ka vleresuar edhe shqetësimin e ngritur nga përfaqësuesi i vendit të Presidencës së Bashkimit Europian lidhur me dëmin që po i bëhet si rezultat i ndryshimit të projekteve për sheshin.
“Nuk do lejojme qe abuzimi te behet praktike, duke dëmtuar rende imazhin e tiranes dhe githe Shqiperise”- tha ai.
© Panorama.al











