TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i paraqiti sot Këshillit Bashkiak projektbuxhetin për vitin 2012 për Bashkinë e Tiranës.
Punësimi, strehimi, mbrojtja ndaj konsumatorit, investimet, rrugët e reja, hapësirat e gjelbërta janë në qendër të buxhetit të prezantuar nga Lulzim Basha.
Kreu i Bashkisë kërkoi votën e të gjithë këshilltarëve për realizimin e këtij projekti, dhe jo për të arritur numrat e nevojshëm.
***
Pas mbylljes se konsultimeve me banoret ne gjithe minibashkite, sot Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet te miratoje buxhetin e kryeqytetit per vitin 2012.
Me nje vlere totale prej 70 milione dollaresh, buxheti parashikon 50% investime te reja dhe pjesen tjeter vazhdim dhe perfundim te investimeve te nisura qe me pare.
Bashkia e Tiranës bën me dije se do i propozohet Këshillit Bashkiak eleminimi i të gjithë taksave dhe tarifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtasi, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës.
© Panorama.al











