Lufta për Këshillin Bashkiak të Tiranës i ngjan garës që po zhvillohet për kryetarin e kësaj bashkie. Gjatë ditës së djeshme, në të njëmbëdhjetë njësitë janë numëruar 106 kuti, në total 301, të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ku rezulton se koalicioni “Aleanca për qytetarin” e ka rritur në 398 vota diferencën me “Aleancën për të Ardhmen”.Deri në orën 22:00 të mbrëmjes, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike kishte siguruar 72 068 vota, ndaj 71 670 votave që ka siguruar koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, një nga tri partitë në Tiranë që nuk është pjesë e aleancave parazgjedhore, ka marrë deri tani 2460 vota, ndërsa Partia Komuniste e Hysni Milloshit ka siguruar 283 vota.
Përballja
Partia Socialiste rezulton deri tani të jetë forcë e parë politike në qytetin e Tiranës. Pas numërimit të 301 kutive, kjo parti ka marrë deri tani 64 181 vota, kundrejt 47 268 votave. Forcë e tretë vazhdon të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në 11 minibashkitë ka marrë 12 346 vota, ndërsa në vendin e katërt është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila deri tani ka siguruar 4288 vota. Ndërkohë, në vendin e pestë, sipas rezultateve paraprake, renditet Partia Republikane, e cila ka 2898 vota. Përsa i përket përballjes së dy partive të mëdha, nga rezultatet e djeshme del se Partia Demokratike është më mirë në Njësinë Nr. 8, ku ka marrë 3694 vota, kundrejt 3251 votave që ka marrë Partia Socialiste. Kjo e fundit është forcë e parë në 10 njësitë e tjera, përfshi këtu edhe Njësinë Nr. 11, ku në garën për kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha ka një diferencë prej 1700 votash ndaj kundërshtarit të tij politik. Diferencën më të madhe PS-ja e ka arritur në Njësinë Bashkiake Nr. 5, ku me 301 kuti të numëruara, është 2900 vota përpara. Përsa i përket LSI-së, kjo parti ka marrë më shumë vota në Njësinë Nr. 2, 2005 vota. Nga ana e saj, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, deri tani ka marrë më shumë vota në Njësinë Nr. 7, ku në garën për kryetarin e Minibashkisë kandidon përfaqësuesi i saj, Krenar Alimehmeti. Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 2460, ku më shumë ka marrë në Njësinë Nr. 2, 497 vota. Pas numërimit të 301 kutive, kanë ngelur për t’u numëruar edhe 184 kuti votimi, ku 33 i ka Njësia Bashkiake Nr. 1, e cila nuk ka avancuar aspak në këtë drejtim, pasi ashtu si një ditë më parë, janë numëruar vetëm 3 kuti.
Votat e partive per keshillin bashkiak
Partia/ Nj. Bashkiake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Total
Aleanca Demokratike 17 167 107 46 119 115 191 59 40 51 108 1020
Bashkimi Liberal 4 103 44 9 59 32 79 38 23 76 96 563
LZHK 28 497 264 26 295 142 315 394 96 320 83 2460
LSI 69 2005 1309 658 1043 1426 1773 630 538 898 1997 12346
Lidhja Demokristiane 3 79 23 43 29 33 44 10 7 10 163 444
Partia Agrare 6 54 50 6 41 33 102 15 36 47 38 428
Balli Kombetar 2 107 56 26 44 114 78 24 27 19 60 557
PBKD 2 43 24 23 36 25 60 31 11 18 72 345
PBDNJ 3 3
Partia Demokratike 249 7590 4141 1913 4051 5322 7660 3694 1769 4228 6651 47268
Partia Demokristiane 73 156 71 52 66 118 133 41 87 51 187 1035
PDIU 23 694 702 138 464 230 741 425 122 315 434 4288
G99 1 200 87 55 93 93 180 51 52 70 143 1025
Partia Komuniste 2 41 28 15 38 41 41 14 10 18 35 283
Levizja e Legalitetit 34 586 118 76 72 80 266 71 111 152 345 1911
PLiDr 1 158 35 7 81 53 91 31 16 47 33 553
Partia Republikane 17 392 132 109 227 886 421 197 109 147 261 2898
PSD 9 176 98 43 169 196 196 189 40 52 181 1349
Partia Socialiste 393 10204 6178 2685 7971 8324 10787 3251 2391 4852 7145 64181
PSV 91 13 298 157 69 123 264 238 89 47 102 309 1709
Demokracia Sociale 25 510 172 57 152 241 208 89 51 98 215 1818
ADI SHKEMBI
© Panorama.al











