Këshilli Bashkiak ndahet me 1 votë

May 13, 2011 | 10:06

Kur janë numëruar 397 kuti, nga 485 që janë gjithsej në Tiranë, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike kryeson me 3476 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste në garën për Këshillin Bashkiak.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike dje shifrat më të fundit në proporcional për Tiranën, nga ku rezulton se Aleanca për Qytetarin ka marrë më shumë vota deri tani se Aleanca për të Ardhmen.
Votat për partitë
Megjithatë, Partia Socialiste konfirmohet si forca politike me më shumë vota në Tiranë. Deri tani kjo parti ka marrë 87 509 vota, kundrejt 66 077 votave që ka marrë Partia Demokratike. Gjatë numërimit të kutive ditën e djeshme ka pasur një rritje të ndjeshme edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë deri tani 18 124 vota. Në të njëjtën kohë është konfirmuar në vendin e katërt Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me 6100 vota, ndërsa në vendin e pestë është Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, me 3281 vota. Përsa u përket koalicioneve, ai i kryesuar nga Partia Demokratike ka siguruar deri tani 101 396 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste ka marrë 97 920 vota. Përsa i përket ndarjes së mandateve në Këshillin Bashkiak, rezulton se koalicioni i PD-së merr deri tani 28 këshilltarë, ndaj 27 që merr koalicioni i majtë. Përsa i përket përballjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, edhe pas numërimit të votave ditën e djeshme, PD-ja është forcë e parë politike vetëm në Njësinë Bashkiake Nr. 8, ku deri tani ka siguruar 5007 vota, ndaj 4595 votave që ka marrë Partia Socialiste. Kjo e fundit kryeson në të gjitha njësitë e tjera, teksa në Njësinë Bashkiake Nr. 5, diferenca është 5200 vota në favor të PS-së. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka rritur rezultatet në Këshillin Bashkiak, duke siguruar një numër të madh votash në çdo njësi bashkiake. Rezultatin më të mirë LSI-ja e ka në Njësinë Nr. 2, ku në garën për minibashkinë kandidon një përfaqësues i saj. Përsa u përket partive të koalicionit të majtë, forcë e dytë në Tiranë rezulton të jetë Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila ka marrë deri tani 2574 vota, ndërsa Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka fituar 2245 vota.
Rezultati në 2007-n
Në zgjedhjet e vitit 2007, Partia Socialiste doli sërish forcë e parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim kishin një maxhorancë absolute me të cilën mund të merrnin çdo vendim. PS-ja arriti të marrë 65 mijë vota në kryeqytet dhe 54 mijë mori Partia Demokratike, ndërsa LSI mori mbi 18 mijë vota. Në zgjedhjet e katër viteve më parë, shtatë aleatë të Partisë Demokratike arritën të merrnin votat e nevojshme për t’u përfaqësuar në Këshillin Bashkiak. Partia Socialiste, si parti e parë, në Tiranë mori 21 mandate në Këshill, ndërsa PD-ja mori 17 mandate. Në vendin e tretë, për nga numri i votave dhe këshilltarëve, LSI-ja arriti të nxjerrë gjashtë këshilltarë dhe pas saj ishte Partia Republikane, me 2 këshilltarë. Më pas, me nga një këshilltar ishin nëntë parti të tjera.

Ndryshimi i maxhorancës në Tiranë

Në katër vite të mandatit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës i pati dy vitet e para të lehta në Këshillin Bashkiak, por jo pjesën e dytë të mandatit. Pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2009, ku LSI-ja iu bashkua koalicionit të djathtë, këshilltarët e kësaj partie iu bashkuan PD-së, duke arritur kështu një maxhorancë absolute, e cila për dy vjet nuk miratoi buxhetin për Tiranën, kur i vuri një kusht Ramës për ta detajuar atë.

3476 vota
Kur janë numëruar 397 kuti, nga 485 që janë gjithsej, koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike, Aleanca për Qytetarin ka marrë 3476 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, Aleanca për të Ardhmen. Ndërsa LZHK-ja ka marrë 3281 vota

21 mijë
Partia Socialiste ka fituar deri tani 21 mijë vota më shumë se Partia Demokratike në garën për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nga 11 njësi vendore në kryeqytet, vetëm në Njësinë Nr. 8 udhëheq PD-ja, ndërsa në 10 njësitë e tjera kryeson Partia Socialiste.

Votat e partive per keshillin bashkiak

Partia/ Njësia Bashkiake         1    2    3    4    5    6    7    8    9    10    11    Total
Aleanca Demokratike    17    213    123    205    161    130    248    91    87    51    136    1462
Bashkimi Liberal        4    134    55    51    85    39    112    50    48    76    106    760
LZHK        28    807    282    151    387    160    340    468    248    320    90    3281
LSI        69    2763    1550    1787    1519    2104    2412    1400    1041    898    2581    18124
Lidhja Demokristiane    3    93    32    85    34    42    61    18    23    10    186    587
Partia Agrare        6    65    53    42    58    38    125    31    67    47    78    610
Balli Kombetar        2    137    58    201    69    163    121    43    69    19    72    954
PBKD        2    59    27    134    45    30    97    37    30    18    85    564
PBDNJ        3    14                    13                    30
Partia Demokratike    249    10572    4715    6321    5679    6632    10319    5007    3983    4228    8372    66077
Partia Demokristiane    73    217    85    143    105    164    200    82    174    51    238    1532
PDIU        23    946    825    540    641    274    1069    684    243    315    540    6100
G99        1    276    98    164    138    122    227    79    133    70    161    1469
Partia Komuniste        2    53    32    48    56    44    41    18    20    18    37    369
Levizja e Legalitetit    34    642    122    177    90    187    454    141    234    152    388    2621
PLiDr        1    201    44    56    105    61    105    48    44    47    39    751
Partia Republikane    17    557    163    305    342    945    572    250    260    147    320    3878
PSD        9    253    118    138    212    236    314    216    81    52    211    1840
Partia Socialiste        393    14169    7361    8303    10865    9858    13614    4595    4719    4852    8780    87509
PSV 91        13    386    179    201    166    300    307    122    113    102    356    2245
Demokracia Sociale    25    684    228    200    213    312    278    147    121    98    268    2574

Rezultati në zgjedhjet e vitit 2007

Partitë            Votat        Keshilltaret
Aleanca Demokratike    3,760            1
Bashkimi Liberal        1,487            1
LZHK            3,906            1
LSI            18,615            6
Partia Agrare        2,450            1
Balli Kombetar        681            0
PBKD            259            0
PBDNJ            1,990            1
Demokracia Sociale    1,466            0
PDR            3,801        1
Partia Demokratike    54,762        17
Partia Demokristiane    2,363        1
Partia Komuniste        457        0
Levizja e Legalitetit    1,180        0
Partia Republikane    5,123        2
PDI            1,615        1
PSD            2,724        1
Partia Socialiste        65,645        21

 

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura