Këshillat, 43 bashki i drejton koalicioni i PD

May 24, 2011 | 10:06

Zotërimi i këshillave bashkiakë do të bëhet në shumicë nga koalicioni qeveritar “Aleanca për qytetarin”. Referuar rezultateve zyrtare të KQZ për 65 bashkitë e vendit, rezulton se koalicioni qeveritar ka siguruar shumicën e këshillave bashkiakë në 43 bashki të vendit, ose në 2/3 e tyre.Koalicioni opozitar “Aleanca për të ardhmen” ka siguruar shumicën në 22 bashki të vendit, ose afërisht 1/3 e tyre. Gjithsesi, në afërisht 10 bashki të vendit, shumica mund të përmbyset në varësi të votës së disa kandidatëve të pavarur që kanë arritur të fitojnë. Bashki të tilla, si Berati, Saranda, Himara etj., mund të kenë ndikim më shumë për shkak të votës së të pavarurve apo disa partive jashtë dy koalicioneve të mëdha. Gjithsesi, pavarësisht këtyre bashkive, koalicioni qeveritar do të qeverisë mbi 60 për qind të këshillave bashkiakë në vend.
Bashkitë e mëdha
Bashkitë e mëdha në vend janë ndarë në mënyrë të barabartë përsa i përket zotërimit të këshillave bashkiakë. Në 12 bashkitë e mëdha të vendit, 6 prej tyre do të kenë shumicë të majtë në këshill, ndërsa 6 të tjera shumicë të djathtë. Pavarësisht se në shumicën e këtyre bashkive kanë fituar kandidatë të majtë, ata do të detyrohen të kenë një këshill politikisht të kundërt. Kështu është rasti në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Elbasanit për Partinë Socialiste, por, nga ana tjetër, opozita ka siguruar shumicën në Bashkinë e Lezhës. Nga ana tjetër, duket se shumica e qarqeve, duke llogaritur të gjitha njësitë vendore, me komuna e bashki bashkë, do të qeverisen në shumicë nga koalicioni qeveritar. Aleanca për Qytetarin pritet të ketë shumicën në këshillin e qarkut të Korçës, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Lezhës, Didrës, Shkodrës e Kukësit. Nga ana tjetër, opozita do të ketë tri qarqe në shumicë si Fieri, Vlora, e Gjirokastra, ndërsa qarku i Beratit është ende në dyshim.

Bashkitë e mëdha

1-Berat
Aleanca për të Ardhmen      9095
Aleanca për Qytetarin           8951
Jashtë koalicionit            914

2-Peshkopi
Aleanca për të Ardhmen      2733
Aleanca për Qytetarin           3996
Jashtë koalicionit            216
Të pavarur        469

3-Durrës
Aleanca për të Ardhmen      29 042
Aleanca për Qytetarin           33 000
Jashtë koalicionit              418

4-Elbasan
Aleanca për të Ardhmen      19 951
Aleanca për Qytetarin           22 593
Jashtë koalicionit            663

5-Fier
Aleanca për të Ardhmen      15 084
Aleanca për Qytetarin           12 220
Jashtë koalicionit              428

6-Gjirokastër
Aleanca për të Ardhmen      6848
Aleanca për Qytetarin           4947
Jashtë koalicionit              520

7-Korçë
Aleanca për të Ardhmen      14 898
Aleanca për Qytetarin           13 585
Jashtë koalicionit           1467

8-Kukës
Aleanca për të Ardhmen      2542
Aleanca për Qytetarin           4981
Jashtë koalicionit              283
Të pavarur         1719

9-Lezhë
Aleanca për të Ardhmen      4146
Aleanca për Qytetarin           3831
Jashtë koalicionit           563
Të pavarur        988

10-Shkodër
Aleanca për të Ardhmen      9556
Aleanca për Qytetarin           20 765
Jashtë koalicionit              2397

11-Vlorë
Aleanca për të Ardhmen      21 668
Aleanca për Qytetarin           18 868
Jashtë Koalicionit              1008

12-Tiranë
Aleanca për Qytetarin         117 717
Aleanca për të Ardhmen    117 166
LZHK        3675
PKSH         447

Bashkitë e tjera

Ura Vajgurore
Aleanca për të Ardhmen       2418
Aleanca për Qytetarin            1844
Jashtë koalicionit            190

Kuçovë
Aleanca për të Ardhmen      4982
Aleanca për Qytetarin           3438
Jashtë koalicionit

Çorovodë
Aleanca për të Ardhmen      955
Aleanca për Qytetarin           1805
Jashtë koalicionit              135

Poliçan
Aleanca për të Ardhmen      1361
Aleanca për Qytetarin           1846
Jashtë koalicionit              254

Burrel
Aleanca për të Ardhmen      2655
Aleanca për Qytetarin           3080
Jashtë koalicionit              373
Të pavarur                      514

Klos-Mat
Aleanca për të Ardhmen      1549
Aleanca për Qytetarin           2492
Jashtë koalicionit           382
Të pavarur                      114

Bulqizë
Aleanca për të Ardhmen      1908
Aleanca për Qytetarin           2320
Jashtë koalicionit              317
Të pavarur                      280

Manëz
Aleanca për të Ardhmen      1563
Aleanca për Qytetarin           2297

Sukth
Aleanca për të Ardhmen      2791
Aleanca për Qytetarin           4114
Jashtë koalicionit              17

Shijak
Aleanca për të Ardhmen      2195
Aleanca për Qytetarin           2593

Fushë-Krujë
Aleanca për të Ardhmen      3622
Aleanca për Qytetarin           5126
Jashtë koalicionit              965

Bashkia Krujë
Aleanca për të Ardhmen      2764
Aleanca për Qytetarin           3964
Jashtë koalicionit              731

Belsh
Aleanca për të Ardhmen      2323
Aleanca për Qytetarin           2693
Jashtë koalicionit              217

Cërrik
Aleanca për të Ardhmen      1917
Aleanca për Qytetarin           2633
Jashtë koalicionit              349

Gramsh
Aleanca për të Ardhmen      2404
Aleanca për Qytetarin           2601
Jashtë koalicionit              247

Peqin
Aleanca për të Ardhmen      1089
Aleanca për Qytetarin           2214
Jashtë koalicionit           92

Librazhd
Aleanca për të Ardhmen      1677
Aleanca për Qytetarin           2155
Jashtë koalicionit              196

Përrenjas
Aleanca për të Ardhmen      1638
Aleanca për Qytetarin           2111
Jashtë koalicionit              176

Patos
Aleanca për të Ardhmen      4431
Aleanca për Qytetarin           4685
Jashtë koalicionit              535

Roskovec
Aleanca për të Ardhmen      1485
Aleanca për Qytetarin          1765
Jashtë koalicionit           53

Lushnjë
Aleanca për të Ardhmen      10 048
Aleanca për Qytetarin           9477
Jashtë koalicionit              213

Divjakë
Aleanca për të Ardhmen      2828
Aleanca për Qytetarin           2442
Jashtë koalicionit              253

Ballsh
Aleanca për të Ardhmen      2226
Aleanca për Qytetarin           1997
Jashtë koalicionit              139

Libohovë
Aleanca për të Ardhmen      417
Aleanca për Qytetarin           971

Memaliaj
Aleanca për të Ardhmen      1170
Aleanca për Qytetarin           1158
Jashtë koalicionit              190

Tepelenë
Aleanca për të Ardhmen      1960
Aleanca për Qytetarin           1384
Jashtë koalicionit              270

Këlcyrë
Aleanca për të Ardhmen      973
Aleanca për Qytetarin           837
Jashtë koalicionit              105

Përmet
Aleanca për të Ardhmen      1759
Aleanca për Qytetarin           1931
Jashtë koalicionit              253

Maliq
Aleanca për të Ardhmen      1536
Aleanca për Qytetarin           1452
Jashtë koalicionit              52

Erseke
Aleanca për të Ardhmen      1639
Aleanca për Qytetarin           1022
Jashtë koalicionit              104

Leskovik
Aleanca për të Ardhmen      435
Aleanca për Qytetarin           854
Jashtë koalicionit              51

Pogradec
Aleanca për të Ardhmen      6382
Aleanca për Qytetarin           5958
Jashtë koalicionit              653
Të pavarur         200

Bilisht
Aleanca për të Ardhmen      1410
Aleanca për Qytetarin           2912
Jashtë koalicionit             94
Të pavarur         219

Krumë
Aleanca për të Ardhmen       1060
Aleanca për Qytetarin            2028
Jashtë koalicionit               124
Të pavarur         293

Bajram Curri
Aleanca për të Ardhmen      1169
Aleanca për Qytetarin           1959
Jashtë koalicionit              130

Rrëshen
Aleanca për të Ardhmen     1775
Aleanca për Qytetarin          2259
Jashtë koalicionit          641
Të pavarur         957

Rubik
Aleanca për të Ardhmen      988
Aleanca për Qytetarin          1626
Jashtë koalicionit             296

Laç
Aleanca për të Ardhmen      4620
Aleanca për Qytetarin           5053
Jashtë koalicionit              477

Mamurras
Aleanca për të Ardhmen     2421
Aleanca për Qytetarin          4914
Jashtë koalicionit             411

Vau i Dejës
Aleanca për të Ardhmen      1326
Aleanca për Qytetarin           2770
Jashtë koalicionit              205
Të pavarur         235

Fushë-Arrëz
Aleanca për të Ardhmen      577
Aleanca për Qytetarin           1343
Jashtë koalicionit              112

Pukë
Aleanca për të Ardhmen      858
Aleanca për Qytetarin          1413
Jashtë koalicionit             181
Të pavarur         80

Koplik
Aleanca për të Ardhmen      909
Aleanca për Qytetarin           1195
Jashtë koalicionit              271

Kamzë
Aleanca për të Ardhmen      10495
Aleanca për Qytetarin           18091
Jashtë koalicionit              911

Vorë
Aleanca për të Ardhmen      3194
Aleanca për Qytetarin           4146
Jashtë koalicionit           318

Kavaje
Aleanca për të Ardhmen      3189
Aleanca për Qytetarin           6813
Jashtë koalicionit              1209

Rrogozhine
Aleanca për të Ardhmen      1859
Aleanca për Qytetarin           1912
Jashtë koalicionit               66

Himarë
Aleanca për të Ardhmen      1550
Aleanca për Qytetarin           833
Jashtë koalicionit             1354

Orikum
Aleanca për të Ardhmen      1835
Aleanca për Qytetarin           1685
Jashtë koalicionit               172
Të pavarur             203

Selenicë
Aleanca për të Ardhmen      919
Aleanca për Qytetarin           638
Jashtë koalicionit              183

Sarande
Aleanca për të Ardhmen      5364
Aleanca për Qytetarin           5306
Jashtë koalicionit              1392

Konispol
Aleanca për të Ardhmen      888
Aleanca për Qytetarin           784

Delvinë
Aleanca për të Ardhmen      1309
Aleanca për Qytetarin           2500
Jashtë koalicionit           180
Të pavarur         492

 

ERALD KAPRI

© Panorama.al

Te lidhura