Organizata islamike Hamas nuk e mbështet planin e Presidentit të palestinezëve, Mahmud Abas, për krijimin e një shteti palestinez duke fituar anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Sipas Hamas, Abas bën me këtë hap kompromise të papranueshme ndaj Izraelit. Hamasi nuk pranon ekzistencën e shtetit izraelit. Ndërkohë, Abas deklaroi se do të paraqesë këtë javë në OKB kërkesën për njohjen e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967. Ky shtet duhet të përfshijë bregun perëndimor të lumit Jordan, Rripin e Gazës dhe pjesën lindore të Jerusalemit.











