Keqbërësi qëllon me pistoletë në kokë të riun dhe i merr telefonin

Jan 3, 2017 | 16:28

Një i ri nën kërcënimin e pistoletës është dashur të dorëzojë telefonin e tij “Samsung” në duart e një ish-të dënuari.1280x720-Af_

Keqbërësi një 31-vjeçar me inicialet E.C., 31 vjeç nuk është arrestuar ende nga Policia e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku ndërsa 20-vjeçari I.H., po ecte në rrugën “Hazbi Serani”, u godit me pistoletë në kokë.

Pas goditjes me hekurin e armës, 31-vjeçari i dënuar më parë, i ka marrë atij një telefon tip “Samsung”dhe më pas është larguar.

© Panorama.al

Te lidhura