Këngëtarja Xhoana Xheneti shfaq shenja lezbizmi me dizajneren vietnameze Bao Tranchi

Sep 10, 2011 | 13:55

Dashuria për gjininë e njëjtë, siç duket, çdo ditë është në rritje.  Shpesh dalin që edhe të njohurit tanë ndoshta për të pasur një vëmendje të mediave bëjnë ekzibicione të tilla, vetëm për t’u përfolur sigurisht. Një rast të ri kemi me këngëtaren, që gjithmonë mundohet të sjellë performanca interesante në stilin e saj. Është kjo Xhoana Xheneti, që në pamje të parë të lë përshtypjen e një “barbi silikon”. Xhoana deri më tani nuk ka publikuar ndonjë lidhje dashurie dhe, pasi u shfaqën këto foto, të cilat po i publikojmë, dyshuam se mos këngëtarja ka marrë ndonjë kthesë tjetër të prirjeve të saj seksuale, apo ndoshta e ka bërë vetëm për show, kjo ende nuk dihet. Por të paktën e ka bërë me një femër, e cila është e njohur në botën e biznesit. Quhet Bao Tranchi, me profesion dizajnere dhe me prejardhje nga Vietnami, e cila që në fëmijëri është vendosur të jetojë me familjen e saj në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bao e ndihmon shumë Xhoanën në përgatitjen e veshjeve skenike dhe për këtë ato janë dy mikesha shumë të mira, por nuk e dimë nëse edhe shtratin e ndajnë bashkë!

© Panorama.al

Te lidhura