Me siguri ju kujtohet hiti “Turbulenca” që Mihrije Braha prezantoi në “Top Fest 6” në kategorinë e videoklipeve. Klip ky i realizuar me shumë sensualitet ku shfaq këngëtaren më seksi se kurrë së bashku me balerinat të cilat e shoqëronin. Pikërisht kjo këngë i është huazuar nga një këngëtare e njohur serbe duke e përshtatur në versionin serbisht “Neka gore dlanovi” që në shqip do të thotë “Le të digjet pëllëmba e dorës”. Sladjana Delibasic (41 vjeçare) ka filluar karrierën muzikore që nga viti 1991 dhe me origjinë është nga Mitrovica e Kosovës. Ndoshta pikërisht prejardhja e saj e detyron këngëtaren të pëlqejë melosin e bukur shqip, pasi edhe vitin e kaluar ajo huazoi këngën “Adios” të Dafina Zeqirit duke e përshtatur në “Slikaj me”-“Fotografom”. Dhe ne mendojmë që ky nuk do të jetë huazimi i fundit që do të bëjë Sladjana pasi ka shumë hite shqip në treg dhe ajo mund të zgjedhë cilën të dojë. Për ta vërtetuar më mirë kë që po themi, ju mund t’i dëgjoni të dyja versionet këtu:
Mihrije Braha-Turbulencë (http://www.youtube.com/watch?v=5WFEIWHRvCA)
Sladja Delibasic-Neka gore dlanovi (http://www.youtube.com/watch?v=X9S57YDjjTY) bl. re











