“Këneta flet shumë…Ne kemi rritur mbrojtjen sociale”- Rama në Fushë-Krujë: Do të ndryshojmë skemën për bonusin e bebes, nuk do ketë më çek, por mbështetje financiare çdo muaj!

May 7, 2025 | 11:42

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Fushë Krujë, nga ku bëri një pasqyrim të arritjeve të PS-së ndër vite.

Screenshot_15

Rama theksoi se në mandatin e katërt, ai do të ndryshojë skemën e bonusit të bebes.

“Do ta ndryshojmë skemën nuk do jetë më një çek në maternitetin e lindjes por do të jetë një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha kryesocialisti.

Edi Rama: Brenda mandatit të katër ta çojmë pensionin minimal 200 euro, nuk do të ketë më pension nën 200 euro…Shumë flet këneta dhe shumë flasin këta në moçalet e televizioneve. Eksportet, prodhimet tona ishin nën 3 mld dhe kanë shkuar 9.1 mld…Ne kemi rritur në mënyrë domethënëse mbrojtjen sociale. Bonus bebes, kur e jepte këneta ishte 50 mijë lekë të vjetra, ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 euro për fëmijën e dytë dhe 1200 për fëmijën e tretë. Do ta ndryshojmë skemën nuk do jetë më një çek në maternitetin e lindjes por do të jetë një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve.

© Panorama.al

Te lidhura