“Kemi një qeveri të korruptuar”- Agron Shehaj takim me qytetarët në Berat: Hajdutët nuk ikin vetë, duhet t’i largojmë me votë më 11 maj

Apr 23, 2025 | 17:51

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure (23 prill) një takim me qytetarët e Beratit, të cilëve u kërkoi votën më 11 maj, me premtimin për ta bërë Shqipërinë vendin ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme.

agron shehaj

Shehaj tha se qeveria është e korruptuar dhe anëtarët e kabinetit i cilësoi “hajdutë”.

“Kemi një qeveri të korruptuar që bën gjithçka për të mos jetuar të lumtur këtu shqiptarët. Ne duhet të bëjmë diçka më shumë, sepse ata nuk ikin vetë. Hajdutët nuk largohen vetë, duhet t’i largojmë me votë më 11 maj. Nëse duam ndryshimin duhet të votojmë për ndryshimin“, tha ai.

Shehaj: Kam vendosur të mos përqendrohem më te vjedhjet, por të flas për të ardhmen. Për ata që ne na dallon nga gjithë të tjerët. Alternativat e tjera u premtojnë shqiptarëve, se kur të vijnë në pushtet, do të marrin taksat dhe do t’i kthejnë në shërbime. 8.2 miliardë është buxheti, nëpërmjet një administrate të fryrë, nëpërmjet korrupsionit, ato 8.2 miliardë kthehen në arsim skandaloz, në një shëndetësi që vetëm falas nuk është dhe shërbime shumë pak cilësore për qytetarët shqiptarë. Këtë pretendojnë të gjitha partitë e tjera.

Janë njerëz që nuk e dinë çfarë është puna. Nuk kanë punuar ndonjëherë në privat.

Ata mendojnë se 1 milionë euro janë një shifër. Nuk e dinë se çfarë do të thotë. Shpërdorim, korrupsion.

Ne jemi të vetmit që e dimë çfarë do të thotë të nxjerrësh paratë për të paguar rrogat, taksat, furnitorët. Ne themi se duhet të marrim më pak para nga taksat e shqiptarëve. duhet t’u marrim më pak bizneseve sepse kështu rritet ekonomia.

Jemi të vetmit që themi se nga 8.2 miliardë euro mund të kursejmë 1 miliardë dhe tua lëmë qytetarëve në xhepat e tyre. Këto janë para dhe paraja më e sigurt dhe me efektin më të mirë është ajo që nuk del nga xhepi i qytetarëve. Kur shkon në duart e ministrave dhe Ramës, përfundon në xhepat e tyre.

Kemi një qeveri të korruptuar që bën gjithçka për të mos jetuar të lumtur këtu shqiptarët. Ne duhet të bëjmë diçka më shumë, sepse ata nuk ikin vetë. Hajdutët nuk largohen vetë, duhet t’i largojmë me votë më 11 maj. Nëse duam ndryshimin duhet të votojmë për ndryshimin.

Kjo është mundësia jonë, për një Shqipëri ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme.

 

© Panorama.al

Te lidhura