“Kemi lajm të mirë për demokratët”, Belind Këlliçi: Çfarë ndodh në Shqipëri me ushtarin e Sorosit shkon në Uashington

Apr 29, 2025 | 21:37

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi ishte sot në News 24, ku foli për temën e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të lobimit të PD-së në SHBA për heqjen e non-gratas së Berishës.

kellici

Këlliçi theksoi se lobimi është i ligjshëm në SHBA, ndërsa shtoi se nuk janë 6 milionë dollarë siç flitet, teksa paratë sigurohen nga patriotët shqiptarë në SHBA.

Më tej, shtoi se PD ka një lajm të mirë për demokratët.

Këlliçi: PD ka sot krahas saj avokatin personal të Trump dhe një nga studiot më të forta të avokatisë në botë. Fushatën tonë e udhëheq konsulenti. Edi Rama ka Vullnet Sinën dhe krimin dhe gjithë banditët, ne kemi Chris LaCivitan.

Me studion e avokatisë kemi një kontratë të dakordësuar. Lajm i mirë për demokratët, në Uashington, informacionin çfarë ndodh në Shqipëri me ushtarin e Sorosit shkojnë atje.

© Panorama.al

Te lidhura