KE: Statusi i Serbisë në mars, dialog me Kosovën

Dec 20, 2011 | 10:00

Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule ka deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit, por nese shënon përparim të mëtejshëm në dialogun me Kosovën për çështje praktike.

“Anëtarët e BE tani presin që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialog me Kosovën përfshirë edhe marrëveshjen për zgjidhjen në përfshirjen e në bashkëpunimin rajonal me qëllim që të arrihet statusi i kandidatit”, ka thëne Fule në një intervistë për “Novosti”.

Sipas tij, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t’i imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se “është i inkurajuar me faktin se të dy palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancuar”.

© Panorama.al

Te lidhura