Kastrati pa ndjenja në fushë, jashtë rrezikut

Mar 14, 2011 | 12:41

Bundesliga 2 është tronditur nga një ngjarje tepër e rrezikshme. Në ndeshjen midis Kotbusit dhe Osnabrukut, sulmuesi me origjinë kosovare dhe me pasaportë norvegjeze, Flamur Kastrati, ka mbetur pa ndjenja, pas një dyluftimi në ajër me mbrojtësin e Kotbusit, Markus Brzenska, në minutën e 78-të të takimit. 19-vjeçari Kastrati është dëmtuar në trurin e vogël dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga këmishat e bardha. Duke qenë se i gjithë stadiumi u shokua nga kjo ngjarje, u kërkua ndërprerja e ndeshjes, kjo gjë nuk ndodhi, pasi arbitri Mark Zeman vazhdoi lojën. Edhe pse Osnabruku humbi 0-2, djaloshi kosovar Flamur Kastrati ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura