Kascelan nis provën, vjen edhe Cikalleshi

Jan 24, 2012 | 12:55

Gjatë seancës së djeshme stërvitore të orës 13:30, Tiranës i janë bashkuar dy lojtarë të rinj. Bëhet fjalë për Nenad Kascelan dhe Sokol Cikalleshin, të cilët dje janë prezantuar në kampin bardheblu. Mirëpo, vlen të theksohet se këta dy emra nuk mund të llogariten si blerje të reja për Tiranën, pasi paraprakisht duhet t’i nënshtrohen një prove disaditore nga ana e trajnerit spanjoll. Do të jetë pikërisht Rubio që do të japë fjalën e fundit për ta, gjithnjë nëse do t’i lënë përshtypje pozitive, në të kundërt do të kthehen andej nga kanë ardhur. Vetë tekniku ka marrë përsipër që t’u bëjë një prezantim modest si Kascelanit, ashtu edhe Cikalleshit. Pasi kanë zbritur në fushë, Rubio u ka prezantuar një më një të dy futbollistëve kontingjentin ekzistues të bardhebluve.

© Panorama.al

Te lidhura