Karzai jep “paralajmërimin e fundit” për NATO-n

May 30, 2011 | 10:58

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka dhënë “paralajmërimin e fundit” për amerikanët, pasi trupat e NATO-s vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë, gjatë një sulmi në Jug të Afganistanit. Incidente të tilla më viktima civilë janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Afganistan dhe urrejtja kundër amerikanëve është shtuar në këtë vend. Karzai i dënoi vrasjet dhe tha se operacionet e pakoordinuara po vrasin civilë të pafajshëm afganë. Presidenti i Afganistanit u ka kërkuar forcave të koalicionit që të minimizojnë sulmet e natës dhe të bashkohen me trupat afgane për të ulur incidentet. Sulmi i natës së të shtunës qëlloi dy shtëpi në provincën Helmand dhe vrau 14 njerëz, të gjithë gra dhe fëmijë. Gjashtë civilë të tjerë janë plagosur.

© Panorama.al

Te lidhura