“Kartëvizita e kënetës, lista e deputetëve të Shkodrës”- Rama sulmon kandidatët e opozitës: Janë kthyer tek disa personazhe që të vjen zor ti përmendesh edhe emrin

Mar 26, 2025 | 11:25

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatët e opozitës duke u shprehur se “kartëvizita e kënetës janë lista e deputetëve të Shkodrës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se opozita është kthyer tek disa personazhe, që sipas Ramës, “të vjen zor ti përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës”.

“Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që unë ka respekt që është ajo zonja në Parlament”, deklaroi ai.

Edi Rama: E ka bekuar Zoti si asnjë qytet tjetër të Shqipërisë me të gjitha llojet, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka.

Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer tek disa personazhe, nuk e kuptoj dot si mund të insistohet në të njëjtin budallëk, është habi shumë e madhe, disa personazhe që të vjen zor ti përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës.

Kënetë e vërtetë dhe nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra derisa para se Beneti të vinte.

Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që unë ka respekt që është ajo zonja në Parlament.

© Panorama.al

Te lidhura