Karlos Tevez te PSG, pritet nënshkrimi

Jan 19, 2012 | 13:10

Pas një muaji bisedimesh, ofertash, kundërofertash, tërheqjesh, telenovela Tevez mund të mbyllet. Në Paris, në fakt, mësohet të ketë udhëtuar Kia Jorabçian, i cili ka marrë në konsideratë ofertën e PSG-së dhe do të fillojë tratativat për rrogën e lojtarit. Për momentin, Leonardo ka ofruar një kontratë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, por Tevez kërkon 10. Me fjalë të tjera, argjentinasi nuk do refuzojë klubin francez, meqenëse edhe Milani e Interi janë tërhequr nga gara për të.

© Panorama.al

Te lidhura