
Edmond Kapllani dhe Armando Sadiku kanë shënuar nga dy gola secili në ndeshjet që skuadrat e tyre luajtën dje në kampionatet gjermane dhe zvicerane. Në Bundesligën e dytë, Paderborni mundi në fushën e vet Union Berlin 3-2. Kapllani shënoi dy golat e parë për skuadrën e tij në minutën e 18′ dhe 21′. Brandi shënoi golin e tretë ndërsa Ajgun dhe Rakiç shënuan për miqtë nga Berlini. Ndërsa Lokarno, në kategorinë e dytë zvicerane ku luan Sadiku, fitoi 3-2 me Servete. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për skuadrën e tij në minutat 7 dhe 67. Ndërsa Hasell shënoi për vendasit në minutën e 29-të. Për miqtë e Servetes shënuan Esteban në minutën e 4-të të pjesës së parë dhe Routis në minutën e 56-të të pjesës së dytë. Kështu, goli i Sadikut i ka dhënë fitoren Lokarnos.
Bogdani
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e djeshme të Çezenës ndaj Breshias. Lojtari është lënë në stol dhe në vend të tij trajneri Fikadenti ka preferuar sulmuesin kroat, Igor Budan. Gjithsesi, kjo nuk përbën problem për Bogdanin, i cili ka konfirmuar se do të qëndrojë te Çezena, sipas kontratës, edhe për sezonin 2011-2012.











