Kapet me 20 kg drogë, pranga të riut

Sep 10, 2011 | 11:35

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastres sekuestron 20 kg mariuanë dhe ve ne pranga poseduesin e saj. Shtetasi Vilson Rrushi, me origjine nga Librazhdi dhe aktualisht banues ne Gjirokastër eshte arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes, teksa transportonte me një automjet një çantë të madhe shpine të mbushur me pako në formë të rrumbullakët të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike mariuanë.

Sipas policise, lenda narkotike ishte blere ne Lazarat dhe po transportohej në drejtim të Tiranës. “Në momentin që forcat e Policisë kanë bërë bllokimin e rrugës, shtetasi i lartpërmendur, ka ndërruar rrugë duke u futur në një rrugë qorre në vendin e quajtur N.SH.N, në hyrje të qytetit Gjirokastër dhe pasi ka çarë gomën e automjetit të tij, e ka braktisur atë dhe duke përfituar edhe nga errësira është larguar me shpejtësi duke i shpëtuar ndjekjes së forcave të Policisë”- thone burimet e policise.

Nga kqyrja e automjetit të bërë nga ana e grupit hetimor, rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti, u konstatua një çantë e madhe shpine, ku brenda saj kishte 17 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndën narkotike mariuanë me peshë të ndryshme, gjithsej rreth 20 kilogramë. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

© Panorama.al

Te lidhura