Kapet 301 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Jun 12, 2012 | 9:15
Foto ilustruese

IGUMENICE- Policia e Igumenicës ka bërë të mundur sekuestrimin e 301 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek.

Droga u sekuestrua në vendin e quajtur Agius Pantes në kufi, mes fshatit Janjar dhe Filatit, ndërsa policia ka arrestuar një 24-vjeçar grek dhe ka shpallur në kërkim një shqiptar.

Sipas policisë, shqiptari i dorëzoi 24-vjeçarit grek lëndën narkotike në kufi dhe u largua në drejtim të territorit shqiptar.

Sipas policisë greke lënda narkotike ishte e ndarë në 283 pako dhe ishte fshehur në një furgon që rezultonte i vjedhur në Athinë.

Sipas burimeve greke mësohet se lënda narkotike ka kaluar nga fshati Janjar i Sarandës në Filat të Igumenicës, ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit që do ta transportonte hashashin, një 24 vjeçar grek.

Shpresa DINE

© Panorama.al

Te lidhura