Kapen në Greqi 324 kg drogë lazarati, 2 në pranga

Jul 21, 2012 | 16:47
Foto Ilustruese

Dy te rinj jane arrestuar gjate nje aksioni qe u finalizua me kapjen e 324 kg marijuane qe vinte nga Lazarati, ne thellesi të territorit helen, nga policia fqinje.

Te arrestuarit nga policia jane Aurel K nga Mallakastra, qe u kap ne afërsi të kufirit shqiptaro-grek dhe një tjetër nga Lazarati me emrin Bejo M, në afërsi të Aeroportit të Janinës teksa priste marijuanën për ta transportuar më pas me rrugë ajrore drejt Athinës.

Sasia e marijuanës është gjetur midis kufirit të Gjirokastrës dhe Janinës në vendin e quajtur Kuklius ku policia greke ndaloi një automjet ku drejtohej nga 27 vjecari nga Mallakastra Aurel K.

Në brendësi të mjetit, Policia Greke, ka gjetur 141 pako me 152 kg marijuanë. Nga hetimet paraprake u zbulua se droga e kapur, ishte tërhequr nga territori shqiptar, në një zonë të pyllëzuar pranë kufirit të dy vendeve ku qëndronte e fshehur në një zonë me shkurre. Policia greke ka shkuar në këtë të fundit ku arriti të gjente edhe një tjetër sasi marijuane prej 99 pakosh me peshë 174 kg që i ishte shkëputur sasisë së drogës së gjetur në bordin e mjetit të guiduar nga Aurel K.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura