Hashash drejt Italisë,pranga shoferit të kamionit

Dec 14, 2011 | 10:07

DURRËS- Një person është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 300 kg hashash.

Sipas policisë, bëhet e ditur se droga është kapur e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU në portin e Durrësit, që dyshohet se ka pasur destinacion Italinë.

“Në pranga është vënë shtetasi Besnik Yzeiraj, 38 vjec, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij është gjetur edhe sasia e drogës”- thonë burimet e policisë.

© Panorama.al

Te lidhura