“Kape, q*ja ropt! Të jem vetë e mbarojmë tek dera e shtëpisë”- Zbardhen përgjimet, si Emiljano Shullazi kërkoi eliminimin e Valter Bamit: Ky legeni në burg Rraja i bën reklamë, thotë është më i fuqishmi

May 20, 2024 | 13:02

Janë zbardhur përgjigjet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC që çuan në lëshimin e 50 urdhër-arresteve nga SPAK.

emiljanoshullazi

Në  dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës për vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bamit.

“Kape, q*ja ropt! Të jem vetë e mbarojmë tek dera e shtëpisë”, i thotë Emiljano Shullazi nga qelia Marklen Hakës gjatë komunikimit mes tyre, teksa ky i fundit e informon në lidhje me lëvizjet e Durim e Valter Bamit me makinë të blinduar ose Range Rover.

Pjesë nga dosja:

50. Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

51. Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar me makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që, “kape qija ropt mos ja zgjat, ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është ktu në burg Rraja ( Rraja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”

© Panorama.al

Te lidhura