Kaos në Egjipt, Ushtria merr pushtetin, shpërbën Parlamentin

Jun 15, 2012 | 14:08

Parlamenti në Egjipt u shpërbë dje nga Ushtria e vendit, e cila mori sërish kontrollin e plotë në ligjvënie, duke shkaktuar përshkallëzimin e protestave në shesh, në kërkim të një pushteti demokratik që duket se nuk po mbërrin kurrë. Vendimi për shpërbërjen e Parlamentit u mor pasi Gjykata vlerësoi se një e treta e deputetëve në Parlamentin e dominuar nga islamikët, është zgjedhur në mënyrë ilegale. Gjykata Supreme Kushtetuese vendosi se si rezultat i zgjedhjes jo të ligjshme, përbërja e tërë dhomës është ilegale.

© Panorama.al

Te lidhura