Kanye West do t’i zhvillojë koncertet në Holandë, gjykata rrëzon kërkesën e një grupi hebre për ta ndaluar të performojë

Jun 4, 2026 | 14:00

Kanye West, i njohur tani si Ye, do të lejohet të mbajë dy koncertet në Holandë, pasi një gjyqtar në Amsterdam vendosi që ato mund të vazhdojnë.

kanye west

Pavarësisht polemikave të përhapura rreth reperit amerikan në lidhje me komentet e tij antisemite, Gjykata e Distriktit të Amsterdamit nuk gjeti arsye për të ndaluar koncertet, të cilat janë planifikuar të zhvillohen më 6 dhe 8 qershor në Gelredome në qytetin lindor holandez të Arnhemit.

Gjykatësi vendosi që koncertet e reperit të famshëm nuk përbëjnë kërcënim për rendin publik, duke hedhur poshtë kështu përpjekjen e Këshillit Qendror Hebraik të Holandës për të bllokuar ngjarjet. Grupi kishte ngritur një padi emergjente, duke përmendur komentet antisemite të reperit.

“Nuk ka indikacione se prania e West në ditët në vijim do të çojë në rreziqe konkrete për rendin publik”, deklaroi gjykata.

Kryetarja e organizatës, Chanan Hertzberger, komentoi vendin.

 “Ndjesia që po krijojmë është se është në rregull nëse je antisemit.”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura