Automjeti i kandidatit presidencial të Perusë, Rafael Belaúnde Llosa, është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në komunitetin Cerro Azul, në jug të Limës.
Persona që udhëtonin me një motor, raportohet se filluan të qëllonin drejt makinës së liderit të Partisë së Lirisë Popullore, tha për gazetarët shefi i policisë, gjenerali Óscar Ariola.
Në një postim në platformën X, policia siguroi se nuk ka të plagosur nga të shtënat.
Sipas Ariolës, politikani i djathtë u ka thënë autoriteteve se nuk ka marrë më parë mesazhe kërcënuese.
Belaunde, 50 vjeç, është kandidat në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 12 prill 2026.
Ai është nipi i ish-presidentit të Perusë, Fernando Belaunde, i cili ka drejtuar vendin në periudhat 1963–1968 dhe 1980–1985.
© Panorama.al#DePlaneta | El precandidato a la presidencia de #Perú, Rafael Belaúnde, salió ileso este martes de un ataque a balazos mientras viajaba en su auto en Cerro Azul, una localidad al sur de Lima, informó la policía. Fotos @CostaGino. pic.twitter.com/BqTgFFkq1K
— Diario El Salvador (@elsalvador) December 2, 2025












