“Kandidatët e PS, përzierje Ndrangheta -Çela”- Berisha: Arbjan, në Elbasan të sollën me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij! Së bashku me Ballën do shkoni…

Apr 6, 2025 | 11:51

Sali Berisha krahasoi kandidatët e Partisë Demokratike me atë të PS, duke thënë se këta të fundit janë “përzierje Ndrangheta -Çela”.

sali berisha

Nga qyteti i Elbasanit, ku prezantoi kandidatët e PD, ai hodhi akuza ndaj Arbjan Maznikut, duke thënë se është i lidhur me Ndranghetën.

“Të solli këtu në Elbasan me Lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij”, tha Sali Berisha.

Berisha: Deputetet e krahut tjetër janë përzierje Ndrangheta -Çela, edhe Balla, pro Balla është prapa. Janë kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies. Arbjon, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të të shpëtuar lëkurën sepse Minjorancin, antimafia italiane e coi atje ku ishte. Minjoranci është ortaku i tij. Të solli këtu në Elbasan me Lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij. Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit se banda atje ku është, se banda në qeveri, se Arbjoni i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin.

© Panorama.al

Te lidhura