PRISHTINE- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka riperseritur mbeshtetjen e Gjermanise per Kosoven.
Gjate konferences se perbashket me kryeministrin, Hashim Thaci ajo ka kerkuar bashkepunim me EULEX dhe vazhdimin e sinjaleve pozitive te deritanishme. Sipas saj, nuk duhet te kete struktura paralele ne Veri, nderkohe qe shtoi se per kete ceshtje ka biseduar edhe me presidentin Tadic.
“Ne si qeveri federale angazhohemi për Kosovën dhe për këtë arsye flasim me të gjithë akterët në Evropë e me të gjithë ata që duan të jenë pjesë e BE-së, pra edhe me Kosovën e edhe me Serbinë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Prishtinë.
Duke u ndalur ne situaten ne veri ajo ka njoftuar se eshte biseduar edhe me presidentin serb Tadiq, në mënyrë që të gjenden forma të normalizimit të marrëdhënieve. “E kam lutur palën kosovare që të japë kontributin e saj në këtë gjatë kontaktit me Serbinë dhe Tadiqin”, u shpreh Merkel.
Ajo tha se mbeten ende punë për të bërë në ndërtimin e shtetit ligjor sikurse që ka punë për të bërë në raport me Serbinë.
“Ne bisedat tona direkte me Serbrinë e kemi bërë të qartë se çfarë duam ne. Pra, ka nevojë për gjetje të mundësive për tregti të lirë, bashkëpunim në aspektin kufitar e që jemi të angazhuar që në Kosovë të mos ketë struktura paralele. Ka qenë kjo edhe arsyeja e bisedës të cilën e kemi pasur sot, pra çfarë duhet të bëjë Kosova për të arritur sukses në këtë drejtim. Mendoj se është bërë një hap i madh e tani është radha te pala kosovare, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje paqësore këtij konflikti”, theksoi Merkel.
Thaci nga ana e tij ka deklaruar prere se rruga e vetme e Kosoves eshte integrimi ne familjen europiane dhe anetaresimi ne NATO.
Merkel mberriti ne Prishtine rreth ores 11.35 minuta. Avioni eshte ulur në Aeroportin Adem Jashari, ku i eshte rezervuar nje pritje e denje.
Ajo pritet nga Kryeministri Hashim Thaçi, i cili shoqërohet nga disa ministra te kabinetit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të qëndrojë sot për një vizitë disa orëshe në Kosovë. Gjatë qëndrimit atje, ajo pritet të takohet përfaqësuesit e mekanizmave ndërkombëtarë dhe do të takojë ushtarët gjerman që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja.
Ushtarët gjerman, u sulmuan më 28 nëntor nga protestuesit serbë në veriun e Kosovës të cilët po mbajnë të bllokuara rrugët ne atë zonë në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë pjesë.
Incidentet e dhunshme ishin vendimtare për shtyrjen e vendimit të Bashkimit Evropian për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më e prera në qëndrimin e saj ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se Serbia nuk i ka përmbushur kushtet për afrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian, ndërsa ka krijuar një mjedis për dhunë në veriun e Kosovës. Ajo në fillim të dhjetorit tërhoqi vërejtjen se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian mund të realizohet vetëm nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Kjo ka bërë që vizita e kancelares gjermane të vlerësohet shume rëndësishme nga autoritetet në Kosovë që këtë e shohin si një rikonfirmim të mbështetjes gjermane për pavarësinë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe rolin e Gjermanisë në kuadër të Bashkimit Evropian.
Vizita e kancelares Merkel, shihet me sy jo të mirë nga autoritetet serbe, pasi ata e fajësojnë atë si shkaktaren kryesore që Serbia nuk morri statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. (VOA)
© Panorama.al











