Kampet e emigrantëve në Gjadër, Meloni: Modeli shqiptar do funksionojë, vendet e tjera të BE po e shohin me interes marrëveshjen tonë

Dec 17, 2025 | 16:04

“Modeli shqiptar, të cilin shumë vende të tjera evropiane po e shohin me shumë interes, do të funksionojë.” Kështu është shprehur kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në parlamentin italian.

edi rama meloni]

Ajo deklaroi se ky model po ndiqet me interes nga shumë vende të tjera evropiane, pasi do i ndihmojë të zvogëlojnë flukset e emigrantëve të parregullt.

Më tej, Meloni shtoi se modeli i marrëveshjes me Shqipërinë, shërben edhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore.

“Modeli shqiptar, të cilin shumë vende të tjera evropiane po e shohin me shumë interes, do të funksionojë dhe do të na ndihmojë të zvogëlojmë më tej flukset e parregullta dhe të ofrojmë frenimin e nevojshëm për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Pavarësisht nëse e majta, e të gjitha llojeve, e pëlqen apo jo”, tha Meloni.

© Panorama.al

Te lidhura