“Kalorësi i natës” i Besës, klipi më i kushtueshëm

Mar 5, 2011 | 14:12

Bëri bujë kur u shfaq, por paska pasur 10 mijë arsye… Besa Kokëdhima sapo ka lançuar klipin e saj më të ri “Kalorësi i natës”, një prodhim i “Entermedia Studio”, që siç dihet pati një numër shumë të lartë klikimesh në youtube. Mbi 10 mijë vizitorë online shënohen aty, por 10 mijë euro ka kushtuar edhe videoklipi. Lajmi konfirmohet nga bashkëpunëtorë të ngushtë të saj, por me këtë fakt Besa Kokëdhima shënon edhe rekordin për pagesën më të madhe që është bërë ndonjëherë për klipet shqiptare. Deri më sot, kolegët e saj kanë deklaruar se për realizimet e klipeve në përgjithësi harxhojnë 3-5 mijë euro, ndërsa “Kalorësi i natës” rezulton të jetë paguar dyfish. Në fakt sasia e parave duket se është e justifikueshme, pasi klipi ka dalë modern dhe me cilësi. Për Besa Kokëdhimën ky është klipi i tretë në të gjithë karrierën e saj si këngëtare. Klipi i parë ka qenë “Si motra”, një këngë e Genti Lakos, pjesë e albumit të parë të këngëtares. Klipi i dytë, përsëri ka qenë një prodhim i studios “Entermedia”, ku këngëtarja u shfaq në një bashkëpunim me Jehona Sopin.

© Panorama.al

Te lidhura