Kalimi i semaforit me të kuqe tradhton shqiptarin, 19-vjeçari kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

Nov 11, 2025 | 20:33

Kalimi i semaforit me të kuqe ka ‘tradhtuar’ një 19-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u zbulua në trafik droge.

karabiniere

Karabinierët e Peruxhias e arrestuan pas kontrollit të mjetit. Ngjarja ndodhi në Ponte Valleceppi, ku adoleshentit iu gjetën njëmbëdhjetë pako me kokainë, me një peshë totale prej 7.6 gramë. I riu po drejtonte një makinë kur oficerët vunë re shkeljen.

Mosrespektimi i kodit të trafikut nga ana e tij i lejoi Karabinierëve ta ndalonin dhe ta arrestonin. Një kontroll i personit dhe automjetit të tij çoi në zbulimin e kokainës së fshehura brenda makinës, informon media italiane.

U gjetën gjithashtu 1500 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

© Panorama.al

Te lidhura