Sekuestrohen 8 kg marijuanë, pranga poseduesit

Dec 10, 2011 | 11:35
Marijuana e sekuestruar

GJIROKASTER- Një 25- vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje është ndaluar nga policia kufitare e Gjirokastrës pasi tentoi të kalonte në drejtim të Greqisë, 8 kg marijuanë nëpërmjet një autobusi pasagjerësh.

Pas njoftimeve të marra, policia ka ushtruar kontroll në autobusin me të cilin dyshohej se udhëtonte poseduesi i marijuanës.

Në  pjesën e poshtme të valixhes  të mbuluar me bezen e valixhes që shërben si astar , u konstatua 1 pako  e madhe e   mbështjellë me letër natriban transparente, ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si  marijuanë me peshë rreth 8 kilogramë.

Sipas policisë, valixhja i përkiste shtetasit, Albano Merkaj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë , i dënuar më parë me 6 muaj burg për vjedhje.

Pas kontrolleve të ushtruara në autobus, policia rreth orës 23:00 të ditës së premte ka lënë të lirë autobusin të vazhdojë rrugën për në Athinë.

© Panorama.al

Te lidhura