Kaka nxjerr blof Milanin: Do të rri tek Reali

May 18, 2011 | 10:38

Edhe pse fantazisti brazilian, Kaka ka qëndruar nën hijen e gjermanit Ozil tek Reali i Madridit, fama që mori me Milanin ka bërë që kartoni i tij të kërkohet sërish nga kampionët e Italisë. Në një deklaratë për shtyp, mesfushori brazilian ka nxjerr “blof” presidentin e Milanit, Silvio Berluskonin, i cili i premtoi tifozëve rikthimin e Kakasë. “Jam në Madrid dhe dua të qëndroj këtu. Nuk është e vërtetë që dua të largohem në Italia apo Angli. Dua të fitoj tituj me Realin, por edhe me Brazilin. Kur të përmbush këtë objektiv, më pas flasin sërish”, tha Kaka.

© Panorama.al

Te lidhura