Në Kajro u hap dje seanca e parë e Parlamentit të sapozgjedhur egjiptian, rreth një vit pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak. Parlamenti i ri ka 498 deputetë, të cilët duhet të votojnë zgjedhjen e një kryetari dhe dy nënkryetarëve të Parlamentit. Një aleancë e partive, e kryesuar nga Vëllazëria Myslimane dhe partia ultrakonservatore, Al-Nur, kanë marrë tre të katërtat e vendeve në Parlament. Kjo do të thotë se rreth 70 për qind të vendimeve në Egjipt tashmë janë në duart e partive islamike.











