Kadilli: Ina Rama, spekulim me ekspertizën e FBI

Jan 29, 2012 | 12:21

TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot Prokuroren e Pergjithshme per bashkepunim me kreun e PS-se per spekulim me ekspertizen e FBI-se, lidhur me hetimet per 21 janarin.

Gjate nje deklarate per mediat, nga kryesia e Kuvendit, Deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka theksuar se Ina Rama i ka formuluar në selinë e Partisë Socialiste akuzat për gardistët.

Ai ka deklaruar se pas 1 viti, ne intervisten e saj “shoqja e bulevardit” apo Prokurorja e Pergjithsme akuzoi Gardistet per vrasje me dashje dhe spekulloi me ekspertizen e ardhur nga FBI.

“Sqarojme shqiptaret se ne ekspertizen e FBI dhe ne asnje ekspertize tjeter, ne asnje germe dhe asnje rresht, nuk behet fjale per vrasje me dashje, por per te shtena vdekjeprurese, ndersa akuza e Prokurores eshte formuluar nga Edi Rama ne kryesine e Partise Socialiste, ne nje tentative te pashprese te tyre per ti shpetuar pergjegjesise per 21 Janarin”,- theksoi deputeti i PD-së.

Sipas tij, ajo ka trilluar dhe mashtruar. “Unë nuk do të ndalem në trillimet dhe mashtrimet e saj sepse për shqyrtimin e tyre ekzistojne të gjitha mundësitë, por dua ti rikujtoj shqiptarëve sot, se më datën 22 Janar, në oren 4:00 të mëngjesit Edi Rama, që kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin horrave të Gardës, e heronjve që mbrojten Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht sic shprehet Kryeprokurorja publikisht dhe në akuzë, u deklaroi shqiptarëve se Drejtori i Përgjithshëm i Policise i ka thënë në telefon Prokurores se Përgjithshme se nuk do të ekzekutojë vendimet pasi aty ka lapsus, duke dëshmuar kështu bashkërëndimin e ngushtë midis tyre”,- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura